Zimbabve, shënon rritje numri i mësuesve që kryejnë vetëvrasje

“Qeveria duhet t’u japë mësuesve rroga më të mira. Disa mësues kanë kryer vetëvrasje për shkak të varfërisë”, citoi uebfaqja e lajmeve New Zimbabwe, Takavafira Zhou, kreun e Unionit të Mësuesve

Numri i mësuesve në Zimbabve që kryejnë vetëvrasje për shkak të kushteve të këqija financiare po rritet, bëri të ditur sot një sindikatë arsimtarësh, transmeton Anadolu Agency (AA).

“Qeveria duhet t’u japë mësuesve rroga më të mira. Disa mësues kanë kryer vetëvrasje për shkak të varfërisë, disa familje po shkatërrohen ose po ndahen për shkak të varfërisë”, citoi uebfaqja e lajmeve New Zimbabwe Takavafira Zhou, kryetarin e Unionit Progresiv të Mësuesve.

“Shumë më tepër po pastrojnë plehra për të ushqyer familjet e tyre ose duke u marrë me miniera artizanale. Ata që dalin në pension herët, ndjekin shpejt vdekjen për shkak të stresit”, tha Zhou.

Ai po ashtu citoi vdekjen e një mësuesi të matematikës javën e kaluar, duke thënë se ishte si “rezultat i varfërisë dhe skamjes”.

Zimbabve në fund të shtatorit filloi rihapjen e shkollave në faza. Shumë mësues nuk u raportuan për punë dhe në vend të kësaj kërkuan paga më të mira dhe kushte pune.

Qeveria ka kërcënuar të zëvendësojë mësuesit sfidues nëse ata nuk kthehen në klasa.

Ky vend afrikan prej 14.5 milionë banorësh ka regjistruar 8.389 raste me COVID-19, përfshirë 245 vdekje.

Kategoritë
Lajme