Paralajmërimi i Apple për klientët: Mos vendosni iPhone e lagur në oriz

Apple po paralajmëron klientët që të ndalojnë vendosjen e iPhone-ve të tyre në qese me oriz kur pajisjet të lagen.

Vendosja e pajisjeve elektronike të lagura në qese me oriz për të thithur lagështinë ka qenë prej kohësh një praktikë e zakonshme DIY, por prodhuesi i iPhone përditësoi udhëzimin në faqen e tij për të paralajmëruar në mënyrë specifike klientët kundër tij.

“Mos e vendosni iPhone tuaj në një qese me oriz. Kjo mund të lejojë që grimcat e vogla të orizit të dëmtojnë iPhone tuaj”, thuhet në faqe.

Apple gjithashtu paralajmëroi kundër përdorimit të kanaçeve me ajër të kompresuar ose burimeve të jashtme të nxehtësisë për të tharë pajisjet.

Kompania tha se iPhone-ët e lagësht duhet të fshihen me lecka të thata dhe të lihen të thahen natyrshëm në ajër derisa të avullojë e gjithë lagështia. Telefonat nuk duhet të futen në karikues derisa të jenë tharë plotësisht, por karikimi me valë mbetet i sigurt.

Kategoritë
Të ndryshmeTeknologji