Kosovë, mbahet Koncerti i Miqësisë me rastin e 100 vjetorit të themelimit të Republikës së Türkiyes

Në Prishtinë është mbajtur Koncerti i Miqësisë me rastin e 100 vjetorit të themelimit të Republikës së Türkiyes, raporton Anadolu.

Në koncertin e organizuar nga Instituti “Yunus Emre” në Prishtinë, performuan pesë kore të grave nga qyteti i Prishtinës, Pejës dhe Prizrenit.

Vokalistet kosovare kënduan këngë qytetare shqipe, turke, po ashtu dhe këngë në gjuhën boshnjake.

Koordinatori i “Yunus Emre” në Kosovë, Ramazan Yılmaz, në deklaratën e tij për Anadolu tha se pesë kore të grave pjesëmarrëse në koncert nga tre qytete gjatë vitit kanë mbajtur provat e korit në qendrat e “Yunus Emre”.

“Ne ia atribuuam këtë organizim 100-vjetorit të Türkiyes. Prandaj ishte një organizim shumë i suksesshëm. Kemi pesë kore që vijnë nga qyteti i Prizrenit, Prishtinës dhe Pejës, të përbërë nga gra turke dhe shqiptare. Ne e pamë performancën e tyre sot dhe ishim shumë të lumtur”, tha ai.

Koncerti, i cili zgjati afërsisht për orë, u mbyll me një fotografi-kujtim në grup.

Po ashtu në kuadër të ngjarjes u hap edhe ekspozita e artit “Ebru” me titull “Fytyra e Republikës”, e përgatitur nga praktikantët e artit tradicional “Ebru” në kuadër të “Yunus Emre” në Prishtinë.

Kategoritë
Kulturë