Kursi i diskutimit për filma dhe serial turke nga Instituti Yunus Emre gjen interesim të madh tek nxënësit kosovar

Instituti Yunus Emre qendra në Prishtine, Prizren dhe Pejë po organizon kurse të diskutimit ku temat e zhvilluara janë filmat dhe serialet turke të cilat kohëve të fundit kanë gjetur një shtirrje masive në vend dhe më tej.

Kurset që po zhvillohen në mjedise digjitale dhe interaktive po mundësojnë pjesëmarrësve ti kontribuojnë në përmirësimin aftësive të tyre të gjuhës turke, në anën tjetër ata po mësojnë informacione të vlefshme rreth Kinemasë Turke dhe ndajnë njohuritë e tyre me pjesëmarrësit të tjerë. Mësimet mbështeten nga materiale kursi të përgatitura sipas niveleve të kursistëve.

Krahas pjesëmarrësve nga Kosova, kurset e diskutimit kanë gjetur një shtrirje dhe interesim të madh edhe në vendet të ndryshme të botës, si; Shqipëria, Siria, Kolumbia, Paraguai dhe Algjeria.

Në një komunikate për media publikuar nga Instituti shkruan se aplikimet për periudhën e dytë të kurseve po vazhdojnë dhe se të interesuarit mund të aplikojnë në këtë link: https://bit.ly/2Ns7TAY

Kategoritë
KulturëTë ndryshme