Aeroporti i Istanbul-it u shpall “Aeroport i Vitit” për të katërtin vit radhazi

Selahattin Bilgen tha se të bësh dallimin në mesin e të gjitha aeroporteve ndërkombëtare në botë dëshmon edhe një herë përkushtimin e të gjitha ekipeve të aeroportit që përpiqen për përsosmëri operacionale.

Aeroporti i Istanbul-it u shpall “Aeroport i Vitit” dhe mori Çmimet e Transportit Ajror për vitin 2024, çmim të cilin e fiton për të katërtën herë radhazi, transmeton Anadolu.

Siç njoftoi operatori i aeroportit IGA, Aeroporti i Istanbul-it u zgjodh si “Aeroporti i Vitit” në 2021, 2022 dhe 2023 më parë nga Air Transport News, duke shtuar se çmimet jepen në 14 kategori të ndryshme, me rreth 4000 vota.

Ushtruesi i detyrës së Shefit Ekzekutiv të IGA-s, Selahattin Bilgen, tha në ceremoninë e ndarjes së çmimeve në Greqi se IGA është krenare që ka marrë çmimin.

Bilgen tha se të bësh dallimin në mesin e të gjitha aeroporteve ndërkombëtare në botë dëshmon edhe një herë përkushtimin e të gjitha ekipeve të aeroportit që përpiqen për përsosmëri operacionale.

Kostas Iastrou, drejtor i përgjithshëm i Air Transport News tha se Aeroporti i Istanbul-it është dëshmuar të jetë një qendër aviacioni elastik dhe lider në inovacion, pavarësisht nga të gjitha sfidat me të cilat përballet industria e aviacionit që nga pandemia.

Ai tha se aeroporti ka arritur me shpejtësi numrin e pasagjerëve para pandemisë dhe ka rritur diversitetin e linjave ajrore për t’u bërë një qendër kryesore globale.

Iastrou shtoi se ky çmim është reflektim i punës së përkushtuar të stafit të aeroportit dhe përvojës së këndshme të udhëtimit që ata ofrojnë për mysafirët e tyre.

Kategoritë
Ekonomi