Seriali turk “Teskilat” xhirohet në Mostar

Aktualisht po xhirohet sezoni i katërt i serialit hit turk “Teskilat” (Organizata) i prodhuar nga Radio-Televizioni i Turkiye-s (TRT), ndërsa në xhirime ishte edhe ylli skenës Murat Yildirim.

Sezoni i katërt i serialit hit turk “Teskilat” (Organizata) i prodhuar nga Radio-Televizioni i Türkiye-s (TRT), vazhdon me xhirimet, por kësaj radhe pjesët e sezonit të ri po xhirohen në Mostar të Bosnjë e Hercegovinës, raporton Anadolu.

Në një prononcim të TRT-së thuhet se ekipi i serialit, i cili ka thyer rekorde shikueshmërie në Türkiye që nga episodi i parë, vazhdon xhirimet e episodeve të reja në Mostar.

Ylli i filmit turk, Murat Yildirim, i cili luan rolin kryesor në serial, ishte në xhirimet, të cilat u zhvilluan me leje speciale në Urën e Vjetër dhe në zonën e Teqes Blagajska.

Përmbledhja e punës të sezonit të ri të serialit, i cili sjell rrëfimet e heronjve të Agjencisë Kombëtare të Inteligjencës, është si më poshtë: “Omeri do të gjendet në një kërkim të ri në Mostar pas operacionit traumatik që përjetoi në Agjenci sezonin e kaluar. Omer do të marrë vendime të rëndësishme duke marrë përsipër detyra që nuk mund t’i kishte parashikuar kurrë në rrugëtimin e tij të ri”.

Kategoritë
Kulturë