Zgjedhjet presidenciale, Gordana Siljanovska Davkova përballë Stevo Pendarovskit në raundin e dytë

Në një konferencë për media, kryetari i KSHZ-së, Aleksandar Dashtevski, njoftoi se në mënyrë elektronike janë pranuar të dhënat për 95 për qind për qind e vendvotimeve, në të cilat dalja është 49,85 per qind.

Komisioni shtetëror i zgjedhjeve (KSHZ) i Maqedonisë së Veriut ka publikuar të dhënat jozyrtare për pothuajse 95 për qind të vendvotimeve nga raundi i parë i zgjedhjeve presidenciale që u mbajtën sot, transmeton Anadolu.

Në një konferencë për media, kryetari i KSHZ-së, Aleksandar Dashtevski, njoftoi se në mënyrë elektronike janë pranuar të dhënat për 95 për qind për qind e vendvotimeve, në të cilat dalja është 49,85 per qind.

Siç theksoi Dashtevski, në këto vendvotime të drejtën e votës e kanë shfrytëzuar 836.082, prej të cilave 23.188 vota janë të pavlefshme.

Në bazë të këtyre të dhënave, kandidatja Gordana Siljanovska Davkova nga partia opozitare VMRO-DPMNE ka fituar 40,19 për qind të votave (345.329 vota), duke u renditur e para.

Presidenti aktual dhe kandidati i koalicionit të udhëhequr nga LSDM, Stevo Pendarovski, renditet i dyti me 19,4 për qind (171.325 vota).

I treti renditet Bujar Osmani, aktualisht ministër i Jashtëm dhe kandidat i koalicionit të udhëhequr nga Bashkimi Demokratik për Integrim (BDI), i cili ka fituar 13,43 për qind të votave (115.374).

Kandidati i koalicionit VLEN, të përbërë nga partitë opozitare shqiptare, Arben Taravari, është i katërti me 9,44 për qind (81.105 vota).

I pesti radhitet Maksim Dimitrievski nga Lëvizja “ZNAM”, i cili ka fituar rreth 8,83 për qind të votave (75.852 vota).

Kandidatja Biljana Vankovska Cvetkovska, e përkrahur nga partia opozitare “E Majta”, është e gjashta me 4,57 për qind (39.255 vota), ndërsa kandidati i partisë GROM, Stevço Jakimovski, radhitet i fundit me 0,91 për qind (7.836 vota).

Me këtë, presidenti i shtatë i Maqedonisë së Veriut do të zgjidhet në raundin e dytë të zgjedhjeve, pasi asnjë kandidat nuk ka arritur të fitojë më shumë se 50 për qind të votave nga të gjithë votuesit e regjistruar.

Në raundin e dytë, të paraparë të mbahet më 8 maj bashkë me zgjedhjet parlamentare, do të përballen Gordana Siljanovska Davkova dhe Stevo Pendarovski.

Dashtevski gjithashtu theksoi se procesi i votimit është zhvilluar i qetë dhe pa incidente serioze, ndërsa rikujtoi se tani fillon procesi i pranimit të procesverbaleve në mënyrë fizike nga Komisionet komunale të zgjedhjeve.

Kategoritë
LajmeLajmet KryesoreRajoni