Vëllai i deputetit të VV-së për Driton Selmanajn : Nuk ka krijesë më të poshtër se ai

Sami Uka, vëllai i deputetit të Lëvizjes Vetëvendosje, Fitim Uka, ka fyer zëvendëskryeministrin e Kosovës, Driton Selmanaj.

Uka, i cili është kryeshef në Qëndren Kryesore të Mjekësisë Familjare në Prishtinë, në një koment në rrjetin social Facebook, teksa ka komentuar prezencën e zëvendëskryeministrit Selmanaj në seancën plenare, e ka quajtur atë krijesa më e poshtër.

“Tamam po themi qe nuk ka krijesë ma të poshtër se ai apo ky, kur po del ky po i kalon të gjithë. Turpi më gjasë nuk ka kufij!”, ka shkruar Uka në komentin që e ka bërë në një status të një miku të tij në rrjetin social Facebook.

Kategoritë
LajmeVendi