Ushtarët turq shpërndanë ushqim nga ajri për dhitë e malit

Dhitë e malit që nuk mund të gjenin ushqim për shkak të borës në malin Sümbül në provincën turke Hakkari, ndërsa ushtarët turq u dërguan ushqim nga ajri

Ushtarët turq kanë shpërndarë ushqim nga ajri për dhitë e malit të cilat po përballen me vështirësi që të gjejnë ushqim për shkak të borës në malin Sümbül në provincën Hakkari të Turqisë, transmeton Anadolu Agency (AA).

Informacionin e njoftuan nga Forcat e Armatosura Turke (TSK) përmes një postimi në Twitter.

“Dhitë e malit që nuk mund të gjenin ushqim për shkak të borës në malin Sümbül në Hakkari, u zbuluan nga ushtarët tanë të cilët ishin rrugës për në një operacion, pas çka me mbështetjen e Drejtorisë së Mbrojtjes së Natyrës dhe Parqeve Kombëtare, ata shpërndanë ushqim nga ajri”, thuhet në njoftim.

TSK gjithashtu ka publikuar edhe një video të shpërndarjes së ushqimit nga ajri.

Kategoritë
BotaLajme