Turqia nis hetimet ndaj Wildersit, shkaku se e quajti Erdoganin “terrorist”

Prokurorët në Turqi kanë nisur hetimet ndaj liderit holandez të së djathtës ekstreme, Geert Wilders, rreth komenteve të tij ndaj presidentit, Recep Tayyip Erdogan.

Wilders e quajti Erdoganin terrorist në postimin e të tij të së hënës në Twitter dhe ka nxitur kryeministrin Mark Rutte që ta dëbojë nga Holanda ambasadorin turk.

Ai madje ka kërkuar edhe që Turqia të përjashtohet nga NATO-ja. Prokuroria në Ankara ka njoftuar se hetimet ndaj Wildersit janë përqendruar si në këtë postim, ashtu edhe në fotografitë dhe fyerjet e shkruara në llogari të Erdoganit.

Wildersi, lider i Partisë së Lirisë në Holandë, ishte shpallur i pafajshëm në një gjykim të 2011-s për përdorimin e gjuhës së urrejtjes, kur e kishte krahasuar islamin me nazizmin dhe kur e kishte kërkuar ndalimin e Kuranit. Komentet e tija të fundit ndaj Erdoganit nxitën reagimin e menjëhershëm të zyrtarëve turq, të cilët e quajtën Wildersin fashist.

Kategoritë
BotaLajme