Turqia ndihmon njerëzit në nevojë në zonën operative “Burimi i Paqes”

Turqia vazhdon të sigurojë ndihmë për personat në nevojë në rajonin e zonës operative “Burimi i Paqes” në Siri.

Turqia vazhdon të sigurojë ndihmë për personat në nevojë në rajonin e zonës operative “Burimi i Paqes” në Siri.

Ministria e Mbrojtjes Kombëtare njoftoi se familjeve në nevojë në fshatin Aziziye në rajonin e Burimit të Paqes u janë dorëzuar ndihma në ushqim.

Në deklaratën e Ministrisë të bërë në llogarinë në Twitter thuhet se ushtarët turq me detyrë në zonën operative “Burimi i Paqes” vazhdojnë të jenë shpresa e banorëve të këtij rajoni.

Në deklaratë thuhet se ndihmat ushqimore u dhanë familjeve në nevojë në fshatin Aziziye nën koordinimin e Agjencisë Turke për Menaxhimin e Fatkeqësive dhe Situatave Emergjente (AFAD).

Me Operacionin “Burimi i Paqes” të nisur nga Forcat e Armatosura Turke dhe Ushtria Kombëtare Siriane (9 tetor-25 nëntor 2019), rrethet veriore të Halepit, Haseke dhe Raka të Sirisë, u çliruan nga pushtimi i organizatës separatiste terroriste PKK/YPG.

Kategoritë
BotaLajme