Turqi, u caktohet paraburgim 13 anëtarëve të dyshuar të YPG/PKK-së

Bëhet fjalë për persona që ishin në mesin e 17 individëve të arrestuar më 12 shkurt në operacionet anti-terroriste në disa provinca turke

Burimet e sigurisë kanë bërë të ditur se 13 persona të dyshuar për lidhje me organizatën terroriste YPG/PKK janë mbajtur në paraburgim në Turqinë juglindore, raporton Anadolu Agency (AA).

Bëhet fjalë për persona që ishin në mesin e 17 individëve të arrestuar më 12 shkurt në operacionet anti-terroriste në provincat e Şanlıurfa, Siirt, Diyarbakır, Mardin, Hatay, Osmaniye, Adana, Çorum, Uşak dhe Stamboll, sipas burimeve, të cilët kërkuan të mbeten anonime për shkak të kufizimeve për t’u prononcuar në media.

Burimet gjithashtu thanë se 4 të dyshuarit e tjerë u lanë të lirë nën kontrollin gjyqësor.

Në fushatën e saj terroriste më shumë se 30-vjeçare kundër Turqisë, PKK e renditur si organizatë terroriste nga Turqia, SHBA dhe BE, ka qenë përgjegjëse për vdekjet e 40 mijë njerëzve, përfshirë shumë gra, fëmijë dhe foshnja. YPG është dega e PKK-së në Siri.

Kategoritë
BotaLajme