Sulm me raketa ndaj një baze ku strehohen trupat e NATO-s në Irak

Në sulmin mbetën të plagosur 3 pjesëtarë të personelit të kontraktuar pasi 3 raketa goditën Bazën Ajrore Balad në provincën Salah al-Din, në veri të kryeqytetit Bagdad

Një sulm me raketa ndodhi në një bazë ushtarake që strehon trupat e NATO-s në Irak, transmeton Anadolu Agency (AA).

Mediat lokale bënë të ditur se 3 pjesëtarë të personelit të kontraktuar u plagosën pasi 3 raketa goditën Bazën Ajrore Balad në provincën Salah al-Din, në veri të kryeqytetit Bagdad.

Qeveria irakiane akoma nuk ka bërë ndonjë deklaratë lidhur me sulmet.

Kategoritë
BotaLajme