Zbulohet në Spanjë laboratori më i madh për falsifikimin e 2-euroshve

Agjentët e Policisë Kombëtare në një operacion të përbashkët me Mossos d’Esquadra dhe EUROPOLIN, kanë zbuluar laboratorin më të madh për prodhimin e monedhave të falsifikuara 2-euroshe në Spanjë.

Ky aksion raportohet të jetë më i rëndësishmi në Evropë në dekadën e fundit, raporton AP.

Grupi që dyshohet se është përgjegjës, besohet se ka ardhur nga Kina dhe ka prezantuar deri më sot pothuajse 100,000 monedha të falsifikuara në tregun spanjoll dhe afro 400,000 në pjesën tjetër të Evropës, të gjitha me vlerë nominale prej dy euro të cilësisë së lartë.

Hetimi i nisur në vitin 2018 ka pasur vështirësi ekstreme për shkak të natyrës hermetike të grupit.

Monedhat e falsifikuara nuk janë lehtësisht të gjurmueshme dhe punëtoritë e përdorura për prodhimin e tyre janë shumë të lëvizshme dhe të shkathëta për t’u zhvendosur shpejt në zona të tjera për të shmangur kapjen.

Kategoritë
BotaLajme