Shembull i mirë, Haskuka bën iftar me jetimët e qytetit të Prizrenit

Si çdo festë fetare muaji i Ramazanit është një mundësi i promovimit të harmonisë,solidaritetit dhe i mirëkuptimit, ndër shembujt janë ndihmat dhe organizimet e iftareve për personat me nevojë, shkruan Gazeta e Re

Një shembull i mirë është shfaqur mbrëmë nga kryetari i Komunës së Prizrenit Mytaher Haskuka, i cili iu bashkua sofrës së iftarit për jetimët e qytetit të Prizrenit e organizuar nga “Shoqata Solidariteti i Grave të Kosovës”.

Në këtë muaj Komuna e Prizrenit në bashkëpunim me organizata të ndryshme realizoi edhe aktivitete të ndryshme si shpërndarja e pakove ushqimore dhe higjenike për familjet me nevojë./Gazetaere


Kategoritë
LajmeLajmet KryesoreVendi