Rrufeja goditi stadiumin në Podujevë, rrënohet gjysma e objektit

Arena sportive “Anuari” në Podujevë është goditur të dielën nga rrufeja dhe si pasojë është dëmtuar mbi 50% e ndërtesës.

Gjatë vizitës së tyre në stadium, Drejtoresha e Kulturës, Rinisë dhe Sportit në Podujevë, Elhame Kutllovici dhe ish-deputeti i Kuvendit, Fitim Haziri, panë nga afër dëmtimin që ka pësuar ky objekt si pasojë e goditjes.

Kutllovic do të ngrejë një komision për vlerësimin e dëmeve të shkaktuara, në mëyrë që të shqyrtohen  mundësitë e përkrahjes financiare nga institucionet përkatëse.

Në momentin e goditjes në stadium ndodheshin sportistë, por nuk raportohet për persona të lënduar.

Stafi i Arenës ka lajmëruar se puna është ndërprerë deri në një njoftim të dytë për shkak të punimeve që do të kryhen.

Kategoritë
LajmeVendi