Reshitaj dhuron 10 mijë maska për studentët e Mjekësisë që filluan punën praktike në QKUK

Deputetja e AAK-së, njëherit kryetare e Komisionit për Shëndetësi dhe Mirëqenie Sociale, Albena Reshitaj ka dorëzuar 10 mijë maska për studentët e Fakultetit të Mjekësisë të cilët filluan punën praktike klinike në QKUK

Reshitaj më këtë rast ka thënë se institucionet do të përkushtohen maksimalisht për të ndihmuar studentët e këtij fakulteti.

Ajo ka shtuar se ka bërë kërkesë në Qeveri për mjete që u duhen atyre.

“Falënderim të veçantë për të gjithë ju që keni gjetur vullnetin ta përkrahni Fakultetin e Mjekësisë. Ushtrimet klinike pjesën praktike do ta zhvillojmë në fakultet dhe po rrezikojmë në këtë kohë. I kam kërkuar edhe Qeverisë për masa mbrojtëse që do të na ndihmonin”.

“Falënderoj Besnik Tahirin nga Zyra e Kryeministrit ku sot kemi 10 mijë maska për këtë fakultet. Rrezikshmëria në kontakt pacient student e mësimdhënies është e lartë. Është shenjë e mirë që kemi kthyer sytë nga Fakulteti i Mjekësisë”.

“Kjo s’është e lehtë po siguroj që do të përkushtohem maksimalisht për të ndihmuar studentët e këtij fakultetit. Dua të besoj që secili nga ne të bëjë shumë të arrijmë suksese”.

Prodekani Fatos Sada, tha se këto maska ju shërbejnë vetëm për tri javët e para të vitit akademik, raporton EO.

“Faleminderit që keni gjet kohë që më na ndihmuar për fillimin e vitit akademik. Kryesorja është që ne keni bashkë punim dhe po funksionin. Jemi duke parë një numër të rritur të rasteve”.

“Një valë e re e Covid po vjen. Këto maska na shërbejnë vetëm për dy tre javët e para. Kam kërkesë zyrtare ndaj deputetes që t’i kemi edhe këto pajisje që na mungojnë që të zhvillojmë kushte më cilësore”.

Kategoritë
LajmeVendi