Opozitari rus Navalny ndalohet pas arritjes në Moskë

Në një deklaratë, Shërbimi Federal i Burgjeve i Rusisë tha se Navalnıy u ndalua “për shkelje të përsëritura të periudhës së lirimit me kusht” që nga 29 dhjetori i vitit 2020 dhe do të paraqitet para një gjykate.

Politikani opozitar rus Alexey Navalny, i cili u trajtua në Gjermani pas dyshimit se ishte helmuar, u ndalua në Moskë pasi u kthye në Rusi.

Fillimisht ishte planifikuar që Navalny dhe gruaja e tij Yulia Navalnaya të ateronin në aeroportin Vnukovo të Moskës, por avioni me të cilin udhëtonin ata u devijua për në aeroportin Sheremetyevo.

Në një deklaratë, Shërbimi Federal i Burgjeve i Rusisë tha se Navalnıy u ndalua “për shkelje të përsëritura të periudhës së lirimit me kusht” që nga 29 dhjetori i vitit 2020 dhe do të paraqitet para një gjykate.

Ndërkohë, Presidenti i Këshillit Evropian, Charles Michel, i bëri thirrje Rusisë që të lirojë Navalny-n.

“Ndalimi i Alexey Navalny-t pas arritjes në Moskë është i papranueshëm. U bëj thirrje autoriteteve ruse që ta lirojnë menjëherë”, shkroi Michel në Twitter.

44-vjeçari Navalny është një kritik i ashpër i presidentit rus Vladimir Putin. Ai u sëmur në muajin gusht gjatë një fluturimi për në Moskë. Pas aterimit emergjent në qytetin siberian Omsk, ai kaloi dy ditë në një spital rus dhe më pas u dërgua në Berlin për mjekim.

Pas testeve në disa laboratorë, zyrtarët gjermanë thanë se Navalny ishte helmuar me agjentin nervor “Novichok”, i cili gjithashtu u përdor, sipas qeverisë së Mbretërisë së Bashkuar, në një sulm të vitit 2018 ndaj ish-spiunit rus Sergei Skripal dhe vajzës së tij në qytetin britanik të Salisbury.

Autoritetet ruse mohojnë çdo përfshirje në këtë rast dhe pretendojnë se armët kimike nuk janë zhvilluar ose prodhuar nga Rusia që kur raundi i fundit kimik u shkatërrua në vitin 2017, siç është verifikuar dhe certifikuar nga Organizata për Ndalimin e Armëve Kimike.

Kategoritë
BotaLajme