Nesër në Turqi do të hapet fabrika e parë për prodhimin e litiumit

Nesër me anë të një ceremonie do të hapet fabrika e parë e Turqisë për prodhimin e karbonatit të litiumit në qytetin perëndimor Eskişehir.

Nesër me anë të një ceremonie do të hapet fabrika e parë e Turqisë për prodhimin e karbonatit të litiumit në qytetin perëndimor Eskişehir, raporton Anadolu Agency (AA).

Litiumi që do të përdoret në bateritë e automjetit elektrik të Grupit të Iniciativës së Automobilit të Turqisë (TOGG), telefonat celularë si dhe të gjitha automjeteve elektrike dhe mjetet që punojnë me elektrikë, në Turqi për herë të parë do të prodhohet nga bori vendas.

Hapja zyrtare e fabrikës, që në fazën e parë në vit do të prodhojë 10 ton litium do të bëhet nesër me pjesëmarrjen e presidentit turk Recep Tayyip Erdoğan si dhe me praninë e ministrit turk të Energjisë dhe Burimeve Natyrore, Fatih Dönmez.

Fabrika, kapaciteti i së cilës më pas planifikohet të rritet në 600 ton në vit, u xhirua nga ekipet e AA-së.

Kategoritë
BotaLajme