Në Katar përfundoi stërvitja e përbashkët me Turqinë

Ka përfunduar stërvitja ushtarake “NASR 2020” e organizuar nga Forcat e Armatosura të Katarit, në të cilën mori pjesë edhe Turqia.

Sipas një deklarate me shkrim të lëshuar nga Ministria e Mbrojtjes së Katarit, ceremonia e mbajtur me rastin e përfundimit të suksesshëm të stërvitjes ushtarake “NASR 2020” u ndoq nga Shefi i Shtabit të Përgjithshëm të Katarit Gjenerallejtnant Ghanim bin Sahin al-Ghanim, ambasadori turk në Doha Mehmet Gëksu (Mehmet Göksu) dhe komandantë të lartë ushtarakë.

Drejtori i stërvitjes ushtarake, Gjeneralmajor Hamed bin Ahmed al-Naimi në fjalën që mbajti në këtë ceremoni tha se stërvitja ushtarake “NASR 2020” u realizua me të gjitha njësitë e forcave ushtarake të Katarit dhe me pjesëmarrjen e një grupi të forcave të Forcave të Armatosura të Turqisë (TSK).

Naimi gjithashtu tha se stërvitja ushtarake “NASR 2020” filloi më 30 qershor dhe u zhvillua në disa faza, duke vënë në dukje se Forcat e Armatosura të Katarit janë të afta të planifikojnë dhe zbatojnë fuqishëm dhe me efikasitet operacione të përbashkëta.

Kategoritë
BotaLajme