Muharremaj kërkon nga qytetarët që të kujdesen për ambientin

Kryetari i komunës së Suharekës, Bali Muharremaj, ka shpërndarë disa fotografi ku shihet një gjendje e mjerueshme e ambientit.

Muharremaj tha se duhet të ketë vetëdijësim për mbrojtjen e ambientit, pasi gjobitja nuk është zgjidhja e vetme.

“Kjo është e patolerueshme. Deri kur duhet me u kuptu se ndotja e ambientit, është shkatërrim dhe dëm i madh për shëndetin dhe të ardhmen e vendit. Dënimi dhe ndëshkimi nuk janë gjithmonë e vetmja zgjidhje por na duhet vedijësim. Ju lutem mos hudhni mbeturina”, ka shkruar ai.

Kategoritë
LajmeVendi