Kush po i mbron ish-pjesëtarët e UÇK-së?

Avokatë të njohur ndërkombëtarë po mbrojnë ish-pjesëtarët e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës – (UÇK), të cilëve tashmë u janë konfirmuar aktakuzat për krime lufte dhe krime kundër njerëzimit nga Dhomat e Specializuara të Kosovës, me seli në Hagë.

Hashim Thaçi, Kadri Veseli, Jakup Krasniqi, Rexhep Selimi e Salih Mustafa, në proceset e tyre gjyqësore do të mbrohen nga juristë që kanë shërbyer edhe si prokurorë dhe që kanë fituar raste të njohura që lidhen me krimet e luftës duke përfshirë gjenocidin në Ruandë, vrasjet në luftërat e hapësirave të ish-Jugosllavisë si dhe krimet lufte të kryera në vende të ndryshme të botës.

Ish-presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi deri tash ka prezantuar një ekip mbrojtës prej tre avokatësh.

Pierre –Richard Prosper është avokati kryesor i mbrojtës i Thaçit, që gjatë luftës ka qenë drejtor politik i UÇK-së.

Prosper ka një karrierë të gjatë të punës në hetimin e krimeve të luftës.

Ai ka mbajtur disa pozicione të rëndësishme siç është pozita e ambasadorit të Përgjithshëm për Çështjet e Krimeve të Luftës nën administratën e ish-presidentit amerikan, George W. Bush. Këtë funksion, ai e ushtroi nga 2001 deri më 2005

Kategoritë
LajmeVendi