Kurti: Skemat e qeverisjes së mirë të VV-së do të zhdukin varfërinë ekstreme në Kosovë

Kandidati për kryeministër Albin Kurti ka thënë se skemat e qeverisjes së mirë të Lëvizjes Vetëvendosje do të zhdukin varfërinë ekstreme në Kosovë.

Kurti në një postim në Twitter përkujton se rreth 100.000 qytetarë të Kosovës jetojnë me më pak se një euro në ditë, e cila gjendje sipas tij është rezultat i korrupsionit dhe keqmenaxhimit.

“Skemat tona të qeverisjes së mirë dhe shoqërore do të zhdukin varfërinë ekstreme, do të luftojnë korrupsionin dhe do të rikthejnë ndjenjën e drejtësisë në shoqërinë tonë”, shkruan Kurti.

Kategoritë
LajmeVendi