Izraeli paralajmëron Sirinë për praninë e Hezbollahut në jug të vendit

Izraeli paralajmëron regjimin sirian se nuk do të mbyllin sytë ndaj pranisë së elementëve të Hezbollahut në provincën e Kuneitra-s në kufirin jugor të Sirisë

Izraeli paralajmëron regjimin sirian se nuk do të mbyllin sytë ndaj pranisë së elementëve të Hezbollahut në provincën e Kuneitra-s në kufirin jugor të Sirisë, transmeton Anadolu.

Sipas informacionit të marrë nga burime lokale të sigurisë, në deklaratat e hedhura në vendbanimet Han Ernebe dhe Asbah të Kunejtra nga avionët izraelitë, thuhet se regjimi sirian lejoi Hezbollahun, i cili është në radhët e ushtrisë siriane, të vepronte lirshëm në rajon.

“Është një paralajmërim për forcat siriane të sigurisë. Forcat e regjimit sirian lëshojnë kartela në pika kontrolli për banorët dhe elementët e Hezbollahut që përbëjnë një kërcënim për Izraelin. Regjimi sirian, i cili toleron praninë indiferente të Hezbollahut në rajon, duhet të ndryshojë. Nuk do të lejojmë praninë e Hezbollahut në rajon dhe bredhjen e terroristëve lirshëm. Paralajmërim nga ne”, thuhet në deklaratë.

Prania e Hezbollahut në jug

Provincat Daraa dhe Kunejtra në jug të Sirisë u morën nën kontrollin e regjimit sirian në mesin e vitit 2018.

Grupet terroriste të mbështetura nga Hezbollahu dhe Irani, të cilat kanë qenë në radhët e ushtrisë siriane që nga kjo datë, filluan të forcojnë praninë e tyre në vijën kufitare izraelite.

Vitet e fundit, forcat izraelite kanë kryer sulme të shpeshta në pikat e ushtrisë siriane dhe mbështetësit të saj Hezbollahu në jug të Sirisë.

Kategoritë
BotaLajme