Izraeli arreston të moshuarin palestinez për përdorim të llastikut

Javën e kaluar, fotografitë dhe videoja e Arma-s u bënë virale në platformat e mediave sociale.

Ushtria izraelite sot arrestoi një palestinez i cili u shfaq në një video javën e kaluar duke përdorur llastiqe kundër forcave okupuese, raporton Anadolu Agency (AA).

Forcat izraelite ishin duke shpërndarë një tubim në fshatin Deir Jarir, pranë qytetit Ramallah, në Bregun Perëndimor qendror.

Dëshmitarët okularë thanë për AA se forcat izraelite bastisën shtëpinë e Said Arma, 51 vjeç, në fshatin Deir Jarir, dhe e arrestuan atë.

Javën e kaluar, fotografitë dhe videoja e Arma-s u bënë virale në platformat e mediave sociale.

Palestinezët organizojnë rregullisht tubime kundër vendbanimeve të paligjshme të Izraelit në tokat e tyre.

Ligji ndërkombëtar i sheh si Bregun Perëndimor, ashtu edhe Kudsin Lindor si territore të okupuara dhe i konsideron të paligjshme të gjitha veprimtaritë e ndërtimit të vendbanimeve hebraike atje.

Kategoritë
BotaLajme