I hodhën borë në oborr, momenti kur fqinji vret burrë e grua

Një burrë në SHBA i mori jetën dy fqinjëve të tij pas një debati lidhur me borën në kopshtin e tij.

Mediat ndërkombëtare kanë publikuar një video ku shfaqet çifti në Pensilvani teksa i bërtet fqinjit, para se ky i fundit të marrë armën dhe të qëllojë mbi burrë e grua.

Jeffrey Spaide, 47 vjeç, më pas i dha fund edhe vetes. Ndërsa viktima mbetën edhe James Goy, 50 vjeç dhe gruaja e tij, 48-vjeçarja Lisa Goy.

Reagimi i fqinjit mendohet të ketë ardhur pasi viktimat hodhën dëborë në oborrin e tij teksa pastronin makinën.

Kamerat e sigurisë kanë fiksuar momentin kur viktima i bërtet dhe shan Spaide, ndërsa ky i fundit rikthehet në banesë për të dalë më pas me armë në dorë.

James dhe Lisa fillimisht nuk reagojnë dhe qëndrojnë në këmbë ndërsa Spaide hap zjarr ndaj tyre. Ai godet dy viktimat nga një distancë e afërt dhe duke i bërë ata të shemben në tokë.

Më pas, personi i armatosur kthehet në shtëpinë e tij për të marrë një pushkë të stilit AR-15, të cilën e përdor për të qëlluar përsëri fqinjët e tij, duke i lënë të dy të vdekur në vend.

Më pas, kur u rrethua nga policia, agresori vrau edhe veten.

Kategoritë
BotaLajme