“Erdogan i përfshirë personalisht në shërimin e kosovarëve, të lënduar në Ferizaj”

Presidenti i Turqisë, Rexhep Taip Erdogan është përfshirë direkt në shërimin e të lënduarve në Ferizaj.

Kjo është bërë e ditur nga kryetari i PDK-së, Enver Hoxhaj.

“Falënderoj përzemërsisht presidentin e Turqisë, Erdoğan, këshilltarin e tij, Sabri Demiri dhe ambasadorin e Turqisë në Kosovë, Çağrı Sakar, të cilët personalisht janë involvuar në këtë çështje”, ka shkruar ai në Facebook.

Postim i plotë:

Të gjithë të lënduarit rëndë në incidentin e Ferizajit po e marrin trajtimin e merituar dhe të shpejt. Kjo u bë e mundur fal intervenimit profesional të mjekëve tanë si dhe me mbështetjen dhe zemërgjerësinë e Presidentit të Turqisë e mikut të Kosovës, Recep Tayyip Erdoğan. Dy qyetarë të lënduar më rëndë kanë udhëtuar brenda 24 orësh drejt Turqisë, dhe të tjerët do të arrijnë shpejt. Falënderoj përzemërsisht presidentin e Turqisë, Erdoğan, këshilltarin e tij, Sabri Demiri dhe ambasadorin e Turqisë në Kosovë, Çağrı Sakar, të cilët personalisht janë involvuar në këtë çështje.

Natyrisht, falënderim edhe për Ministrinë e Shëndetësisë për koordinimin e mirë, kryetarit Agim Aliu për angazhimin e jashtëzakonshëm dhe të gjitha ekipeve mjekësore në nivel komunal dhe qëndror që bën gjithçka që ishte e mundur për të ofruar shërbime sa më të shpejta dhe profesionale. Shërim sa më të shpejtë për të lënduarit dhe urojë që të kthehen shëndoshë e mirë pranë familjeve të tyre.  Faleminderit Turqi ?? ??

Kategoritë
LajmeLajmet KryesoreVendi