Emërohen anëtarët e Bordit të Drejtorëve të Telekomit, Rakiç kërkon të përfshihen edhe serbët

Qeveria e Kosovës ka miratuar vendimin për emërimin e anëtarëve të Bordit të Drejtorëve të Ndërmarrjes Publike Qendrore “Telekomi i Kosovës”.

Kryeministri Albin Kurti ka prezantuar emrat e anëtarëve dhe të kryesuesit.

“Kryesues Shpëtim Dobra, anëtare Sajnie Thaçi, Mimoza Lila, Florina Jarliu, Agim Muçaj dhe Remzi Kelmendi”.

Ministri për Komunitete dhe Kthim, Goran Rakiç, ka kërkuar që të ketë të përfshirë edhe anëtarë të komunitetit serb.

Mirëpo në kundërpërgjigje ministrja e Ekonomisë, Artane Rizvanolli, tha se nuk ka pasur aplikime nga komunitetet e tjera.

“Ky ka qenë proces që është realizuar ora muajve tanë dhe nuk ka pasur aplikime të komuniteteve të tjera”, tha Rizvanolli.

Kategoritë
LajmeLajmet KryesoreVendi