Ekspertët njoftojnë përhapjen shpejtë të një varianti të ri të koronavirusit në New York

Studiuesit janë të shqetësuar se varianti i ri i virusit mund të jetë një mutacion që mund të zvogëlojë efektivitetin e vaksinës

Ekspertët në SHBA njoftuan se një variant i ri i koronavirusit (COVID-19) që ka pësuar mutacion po përhapet me shpejtësi në New York, transmeton Anadolu Agency (AA).

Sipas një hulumtimi të ri, varianti i quajtur “B.1.526” është hasur për herë të parë në mostrat e mbledhura në qytet në nëntor të vitit të kaluar.

Studiuesit janë të shqetësuar se varianti i ri i virusit mund të jetë një mutacion që mund të zvogëlojë efektivitetin e vaksinës.

Mutacioni në fjalë pritet të jetë lloji më i përhapur i virusit në SHBA në fund të marsit.

Kategoritë
BotaLajme