E çliruar pas 28 vitesh pushtim, Shusha, më shumë sesa një qytet për azerbajxhanasit

Malli i qytetarëve të Shushas dhe azerbajxhanasve, të cilëve iu desh të largoheshin nga ai qytet 28 vjet më parë, mori fund pasi ushtria e Azerbajxhananit mori kontrollin e qytetit në operacionin e nisur për të çliruar territorin e pushtuar.

Qyteti Shusha, i cili u çlirua 28 vjet pas okupimit armen, do të thotë më shumë sesa thjesht një qytet për azerbajxhanasit, shkruan Anadolu Agency (AA).

Përveç se është një qytet që është një nga simbolet e historisë dhe kulturës azerbajxhanase, Shusha është strategjikisht i rëndësishëm pasi ndodhet në rrugën për në Khankendi, qytetin më të madh të Malësisë së Karabakut, si dhe për shkak të pozicionit të tij dominues gjeografik në rajon.

Malli i qytetarëve të Shushas dhe azerbajxhanasve, të cilëve iu desh të largoheshin nga ai qytet 28 vjet më parë, mori fund pasi ushtria e Azerbajxhananit mori kontrollin e qytetit në operacionin e nisur për të çliruar territorin e pushtuar.

I themeluar në vitin 1752, Shusha është një qytet i rëndësishëm jo vetëm për banorët e qytetit, por edhe për të gjithë azerbajxhanasit për shkak të monumenteve të shumta historike dhe lindjes së shumë shkencëtarëve dhe njerëzve të shquar të kulturës.

I themeluar në vitin 1752 nga Penahali i Khanatit të Karabakut, Shusha është një qytet i rëndësishëm jo vetëm për banorët e qytetit, por edhe për të gjithë azerbajxhanasit për shkak të monumenteve të shumta historike dhe lindjes së shumë shkencëtarëve dhe njerëzve të shquar të kulturës.

Shusha konsiderohet si qyteti simbol i Karabakut për shkak të pasurisë së saj historike dhe kulturore dhe bukurisë natyrore dhe përshkruhet gjithashtu si “djepi i muzikës azerbajxhanase” për shkak të kompozitorëve dhe muzikantëve të saj të famshëm.

Presidenti i ndjerë, Heydar Aliyev, për qytetin Shusha thoshte: “Ky është monument i madh i krijuar nga populli azerbajxhanas, paraardhësit tanë. Shusha është një qytet i çmuar, një fortesë e çmuar, një monument i çmuar jo vetëm për njerëzit e Shushas, por për të gjithë azerbajxhanasit”.

Shusha ishte një nga shënjestrat kryesore të armenëve që kaluan në sulm për të realizuar pretendimet territoriale kundër Azerbajxhanit, të cilat i kishin planifikuar për vite me radhë gjatë shpërbërjes së Bashkimit Sovjetik.

Armenët fillimisht pushtuan qytetin Khankendi me sulmet që filluan në vitin 1991. Pastaj, më 26 shkurt 1992, në duart e ushtrisë armene ra edhe qyteti Khojaly. Forcat armene, të cilët kishin kryer një nga masakrat më të mëdha të shekullit duke masakruar 613 civilë, përfshirë gra dhe fëmijë, në Khojaly, pushtuan edhe qytetin Shusha më 8 maj 1992.

Qindra azerbajxhanas humbën jetën në mbrojtjen e Shushas, ndërsa shumë të tjerë u kapën ose nuk u dëgjuan më për fatin e tyre.

Pushtimi i shkaktoi humbje të mëdha ekonomisë së Azerbajxhanit. Mijëra njerëz duhej të linin trojet e tyre. Më shumë se 300 monumente historike të azerbajxhanasve u shkatërruan. Pas okupimit, armenët u vendosën në Shusha, ku më shumë se 20 mijë Azerbajxhanas jetonin para pushtimit.

Azerbajxhanasit, të cilët kanë qenë pronarët e vërtetë të Shushas për shekuj, u është dashur të jetojnë në rajone të tjera të Azerbajxhanit për 28 vjet. 8 maji u shënua si festë në Armeni, ndërsa kjo datë u kujtua si një ditë e trishtuar për 28 vjet në Azerbajxhan.

Shusha, qyteti i kulturës dhe turizmit

E vendosur në një lartësi prej 1.300-1.600 metra lartësi mbidetare, Shusha shquhet me bukurinë e saj natyrore.

Shusha, e cila ishte një nga qytetet më turistike në rajon gjatë epokës sovjetike dhe e famshme për burimet e saj shëruese, i ngjan një kështjelle natyrore për shkak të tre anëve të saj shkëmbore.

Shusha është atdheu i muzikantëve të njohur të Azerbajxhanit si Jabbar Garyagdioglu, Kurban Pirimov, Bulbul, Seyit Shushinski, Han Shushinski, Uzeyir Hajibeyov, Reshit Behbudov, Niyazi, Fikret Emirov, si dhe i shkrimtarëve dhe mendimtarëve si Khursudbanu Natavan, Gasim Bey Zakir, Suleyman Sani Ahundov, Abdurrahim Hakverdiyev dhe Najaf Bey Vezirov.

Në Shusha ka lindur edhe Ahmet Ağaoğlu, personalitet i shquar si në Azerbajxhan, ashtu edhe në Turqi, ku kaloi një pjesë të jetës së tij, duke lënë gjurmët të thella si politikan, avokat, autor dhe gazetar.

Për shkak të të gjitha këtyre karakteristikave, Shusha është shumë më tepër sesa thjesht një qytet për azerbajxhanasit. Azerbajxhanasit, që pritën ditën e çlirimit të Shushas që nga fillimi i operacionit të ushtrisë azerbajxhanase më 27 shtator, dolën në rrugë në shenjë gëzimi pasi presidenti Ilham Aliyev njoftoi çlirimin e qytetit.

Kategoritë
BotaLajme