Drenicaku lëshon Kosovën: Pa u kthyer Hashim Thaçi, nuk kthehem as unë!

Nuredin Drenica ka marrë vendim të largohet nga Kosova përmes aeroportit të Shkupit.

Edhe pse nuk ka treguar se ku largohet, mund të supozojmë se ai ia ka mësy ndonjërit prej vendeve perëndimore, ku shumë shqiptarë kërkojnë rrugëdalje. Porosia e tij para se të largohet, vjen nga aeroporti i Shkupit.

“Pa Hashim Thaçin Kosova nuk ka kurrfarë kuptimi……..!”, shkruan mes tjerash Drenica në mesazhin lamtumirës me vendlindjen.

Postimi i tij i plotë:

Përshëndetje nga AEROPORTI I SHKUPIT… E lash KOSOVËN e plagosur dhe të përçarë si kurrë më parë…. Pa u kthye THAÇI me të gjithë ÇLIRIMTARET as unë nuk do të kthehem….!!!
Pa Hashim Thaçin KOSOVA nuk ka kurrfarë kuptimi……..!
LAMTUMIRË KOSOVË DERI TE VJEN BABUSHI QË UNË SHPRESOJ DHE BESOJ SHUMË SHPEJTË….!

Kategoritë
LajmeLajmet KryesoreVendi