Dekor me drita në formë penisi/ Ja si do t’i presë Belgjika festat

Këtë vit në Belgjikë zbukurimet e Krishtlindjeve janë pak të çuditshme.

Zbukurimet janë vendosur në qytezën Oudenburg, në krahinën perëndimore flemenge.

Zyrtarët kishin menduar të vendosnin zbukurime në formë qirinjsh po në majë të kollonës ata vendosë një top blu.

Ky dekor qytetarëve rezidentë u ështe dukur më shumë si organe gjenitale, që nuk kishin lidhje me Krishtlindjet.

Së fundmi Kryetari i Bashkisë u ka kërkuar falje qytetarëve duke thënë se “nuk vendosi qëllimisht” dekorime ndriçuese te Krishtlindjes në formë penisi.

“Sigurisht që nuk ishte qëllimi ynë të vendosnim drita Krishtlindjesh që i ngjajnë penisëve, por e kuptojmë edhe anën qesharake të incidentit.”-tha ai

Kategoritë
BotaLajme