Bora mbuloi kryeqytetin e Turqisë

Ekipet kompetente punojnë në pastrimin e borës për të mundësuar qarkullimin pa pengesë të komunikacionit, por edhe të këmbësorëve.

Në kryeqytetin e Turqisë, Ankara, në mëngjes ka filluar të bie borë, ku mbulesa e borës tashmë ka mbuluar tërë qytetin, raporton Anadolu Agency (AA).

Ekipet kompetente punojnë në pastrimin e borës për të mundësuar qarkullimin pa pengesë të komunikacionit, por edhe të këmbësorëve.

Organet kompetente u bënë thirrje vozitësve që të jenë të kujdesshëm në lidhje me akullin e mundshëm që mund të formohet në rrugë.

Bora është vërejtur edhe në disa qytete turke, veçmas në Muş, qytet në lindje të vendit, në të cilin ka rënë sasi e madhe e borës.

Kategoritë
BotaLajme