Azerbajxhan – Ilham Aliyev: Armenia do të paguajë dëmshpërblim

Presidenti i Azerbajxhanit, Ilham Aliyev, deklaroi të enjten se Armenia do të paguajë dëmshpërblim për dëmet që i ka shkaktuar Karabakut Malor.

Aliyevi vizitoi ushtarët e plagosur gjatë operacioneve për çlirimin e Karabakut Malor, territor azerbajxhanas që mbahej nën pushtim nga Armenia prej gati 30 vitesh.

Duke theksuar se Armenia ka shkatërruar vendbanime civile, shkolla, spitale, monumente historike, xhami dhe varre në zonat që kishte nën pushtim, lideri azerbajxhanas vuri në pah se pamjet lidhur me këto akte kriminale i kanë ndarë me organet ndërkombëtare përkatëse.

Sipas tij, dëmet materiale e morale do të llogariten me pjesëmarrjen e ekspertëve ndërkombëtarë dhe Armenia do të paditet në gjykatat ndërkombëtare.

“Armenia do të paguajë kompensim”, shtoi Presidenti i Azerbajxhanit, Ilham Aliyev.

Kategoritë
BotaLajme