Aksident në Dollc të Klinës, lëndohen shtatë persona

Një aksident trafiku ka ndodhur në fshatin Dollc të Klinës, nga i cili aksident janë lënduar shtatë persona.

Zëdhënësi i Policisë për Rajonin e Pejës, Fadil Gashi tregon për KosovaPress se tre të lënduar janë duke u trajtuar në Spitalin e Pejës, ndërsa një tjetër është dërguar në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës (QKUK).

Aksidenti ka ndodhur mes një veture dhe një kombi të cilat janë përfshirë edhe nga zjarri.

“Sot rreth orës 12:19 Policia është njoftuar për një aksident në fshatin Dollc. Në aksident kanë qenë të përfshira dy automjete, një kombi dhe një veturë. Si pasojë e aksidentit, automjetet janë përfshirë nga zjarri. Si pasojë e aksidentit, shtatë persona kanë marrë lëndime trupore. Katër nga ta kanë lëndime më të rënda dhe tre janë dërguar në Emergjencën e Spitalit Rajonal të Pejës, dhe një është dërguar në QKUK”, tha Gashi.

Kategoritë
LajmeVendi