​Hoxhaj takim virtual me Kosnett: Kosova, falënderuese për përkrahjen e SHBA-së

Kryetari në detyrë i Partisë Demokratike të Kosovës, Enver Hoxhaj, ka zhvilluar sot një takim virtual me ambasadorin e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Philip Kosnett, ku kanë diskutuar për situatën aktuale në Kosovë, përfshirë urgjencën e përballjes me pandeminë dhe menaxhimin e ekonomisë.

Hoxhaj falënderoi diplomatin amerikan për përkrahjen e vazhdueshme që vendi i tij i ka dhënë Kosovës.

“PDK si parti opozitare dhe si parti shtet-formuese ka treguar një qasje konstruktive në raport me çdo proces politik. Situata e Kosovës është e rëndë dhe PDK është duke e përcjellë me shqetësim të vazhdueshëm qasjen e qeverisë karshi menaxhimit të pandemisë dhe krizës ekonomike”, tha ai.

Kategoritë
LajmeVendi