​Driton Selmanaj në seancë, deputetët e LVV-së thonë se po përmbahen në respekt të personave me aftësi të kufizuar

Në seancën e veçantë që po mbahet në Kuvendit e Kosovës, në shënimin e ditës së personave me aftësi të kufizuara, është parë edhe zëvendëskryeministri i Kosovës, Dirton Selmanaj, për të cilin deputetët e Lëvizjes Vetëvendosjes kishin deklaruar se nuk do ta lejojnë brenda sallës së Kuvendit.

Por nga ky grup parlamentar u tha se “po përmbahen për shkak të respektit për personat me nevoja të veçanta”.

Deputeti nga radhët e Lëvizjes Vetëvendosje, Fitim Uka tha se Driton Selmanaj po abuzon me ditën e personave me nevoja të veçanta.

Uka: Për Diton Selmanaj po përmbahemi për shkak të respektit për personat me nevoja të veçanta

“Ne pamë më herët prezencën e Drtion Selmanajt këtu, Dritoni po abuzon me këtë ditë të veçantë, respekti për personat me nevoja të veçanta na bënë që të përmbahemi por rikujtojmë kudo që është që është i padëshiruar në këtë Kuvend”, tha ai.

Deputetët e Vetëvendosjes ditë më parë kanë deklaruar se nuk do të lejojnë Drtion Selmanajn të jetë present në seancat e Kuvendit të Kosovës, pas rastit kur me të njëjtin ishin përplasur për çështjen e personave për pagjetur.

Debati mes tyre ishe zhvilluar pasi zëvendëskryeministri kishte refuzuar të raportojë në komisionin parlamentar për të pagjeturit, me arsyetimin se e njëjta temë ishte ezauruar me raportimin e kryeministrit Avdullah Hoti.

Kategoritë
LajmeLajmet KryesoreVendi