Ministri Varank: Turqia është një partner i besueshëm me ekonominë e saj të fortë

Ministri i Industrisë dhe Teknologjisë Mustafa Varank u takua me ministrin e Shtetit për Tregtinë e Jashtme të Emirateve të Bashkuara Arabe (EBA), Thani Bin Ahmed Al-Zeyoudi dhe delegacionin e tij në Luginën e Informatikës në kryeqytetin Ankara.

Ministri i Industrisë dhe Teknologjisë Mustafa Varank u takua me ministrin e Shtetit për Tregtinë e Jashtme të Emirateve të Bashkuara Arabe (EBA)Thani Bin Ahmed Al-Zeyoudi dhe delegacionin e tij në Luginën e Informatikës në kryeqytetin Ankara.

Në takimin e tij me Al-Zeyoudi, ministri Varank deklaroi se Turqia është një partner i besueshëm me ekonominë e saj të fortë, pozicionin strategjik, infrastrukturën e fortë industriale dhe mundësitë e biznesit dhe se është qendra më e rëndësishme e furnizimit alternativ që mund të ofrojë produkte shumë më të shpejta dhe cilësore në krahasim me botën.

Pas takimit ndërmjet delegacioneve, të dy ministrat vizituan Qendrën e Përvojës së Përdoruesit të Grupit të Iniciativës Automobilistike Turke (TOGG) që është nj nga projektet e vizionit të Turqisë për të marrë informacione rreth projektit dhe bënë një ngasje testuese me makinën TOGG.

Kategoritë
BotaLajme