Incidente të tmerrshme në cirkun ukrainas, akrobatët rrëzohen nga lartësia, punonjësin e sulmon ariu

Bëhet fjalë për një djalë 15-vjeç dhe një vajzë 12, që u rrëzuan nga unaza në të cilin qëndronin të varur që ishte e lidhur me litar, e të pranishmit që ishin kryesisht prindër me fëmijët e tyre mbetën të shokuar me atë që panë.

UKRAINA- Në një cirk në Ukrainën e goditur nga lufta kanë ndodhur dy incidente të tmerrshme, ku në njërin dy akrobatë të rinj u rrëzuan nga lartësia të cil po dhuronin spektakël, ndërsa në tjetrin ariu sulmoi punonjësin e cirkut. Bëhet fjalë për një djalë 15-vjeç dhe një vajzë 12, që u rrëzuan nga unaza në të cilin qëndronin të varur që ishte e lidhur me litar, e të pranishmit që ishin kryesisht prindër me fëmijët e tyre mbetën të shokuar me atë që panë.

Gjithashtu në anën tjetër, punonjësi i cirkut që argëtonte të pranishmit u sulmua nga ariu. Të rinjtë që u rrëzuan kanë thyer këmbët si dhe kanë pësuar lëndime tjera trupore dhe janë dërguar me urgjencë në spital për trajtim. Nga anën tjetër burri që u sulmua nga ariu nuk ka pësuar ndonjë lëndim serioz por autoritetet kanë premtuar hetim të detajuar për të përcaktuar nëse janë respektuar masat e sigurisë.

Kategoritë
BotaLajme