Joe Biden bëhet kandidati për president të SHBA-ve, që fitoi më së shumti vota në historinë e këtij vendi

Joe Biden ka marrë më shumë vota se çdo kandidat tjetër për president, në historinë e SHBA-ve.

Biden është bërë kandidati që fitoi më së shumti vota në historinë e zgjedhjeve presidenciale, ku shumë vota akoma pritet të numërohen.

Ai aktualisht ka fituar 69,773,518 duke lënë pas Barack Obamën me 69, 498,516, të cilat i fitoi në vitin 2008 që deri më sot konsiderohej si rekord.

Në anën tjetër Trump deri më tani ka arritur të grumbulloj 67, 166,599 që megjithatë janë më shumë sesa ato që i fitoi më 2016.

Kategoritë
BotaLajme