Norvegjia bën thirrje për përgjegjësi pas sulmit ndaj selisë së agjencisë së OKB-së në Kudsin Lindor

“Si vend pritës, Izraeli ka për detyrë të mbrojë personelin dhe ambientet e OKB-së në çdo kohë”, tha kryediplomati norvegjez Espen Barth Eide

Norvegjia bëri thirrje për përgjegjësi pasi ekstremistët izraelitë sulmuan selinë e agjencisë së OKB-së për refugjatët palestinezë (UNRWA) në Kudsin Lindor të pushtuar, transmeton Anadolu.

Duke shprehur se ishte “i tronditur” nga sulmi, kryediplomati norvegjez Espen Barth Eide tha në X: “Si vend pritës, Izraeli ka për detyrë të mbrojë personelin dhe ambientet e OKB-së në çdo kohë”.

Ai shtoi se UNRWA paraqet “shpëtim për miliona refugjatë palestinezë”, duke shtuar: “Incidentet duhet të hetohen, përgjegjësit duhet të mbahen përgjegjës”.

Komisionerit të Përgjithshëm të UNRWA, Philippe Lazzarini, tha se mbrëmë, ekstremistët izraelitë vunë zjarrin dy herë në perimetrin e selisë së agjencisë, teksa stafi ishte në kompleks, duke vënë jetën në rrezik serioz.

Protestuesit thërrisnin “digjni Kombet e Bashkuara” dhe stafi i OKB-së duhej ta shuante vetë zjarrin.

Kategoritë
BotaLajme