Dodik: Na pret një luftë tjetër, ajo për çlirim nga Bosnja dhe Hercegovina

Presidenti i Republikës Srpska, Milorad Dodik, tha të enjten se populli serb po përballet me një luftë të re, atë për çlirim nga Bosnja dhe Hercegovina.

“Ne kemi një luftë tjetër që na pret dhe ajo është lufta për çlirimin nga Bosnja dhe Hercegovina,” tha Dodik.

Sipas tij, Republika Srpska është antifashiste dhe “një republikë ku të gjithë mund të jetojnë dhe të praktikojnë fenë dhe kombin e tyre, pa ofenduar të tjerët”.

“Myslimanët mund të praktikojnë besimin e tyre në RS, por nuk mendoj se Bosnja dhe Hercegovina është e mirë për ne. Tridhjetë vjet përpjekje për të krijuar një model dështoi, pavarësisht se me hipokrizi duan të na japin statusin në Evropë”, theksoi Dodik.

Kategoritë
LajmeRajoni