Ruajtja e stabilitetit në Kosovë e Bosnje, kryeministri britanik flet në telefon me kryeministrin Rama

Kryeministri i Mbretërisë së Bashkuar, Rishi Sunak, ka telefonuar sot kryeministrin e Shqipërisë, Edi Rama, me të cilin kanë biseduar për raportin e ngushtë mes dy vendeve përfshirë bashkëpunimin në tregti dhe investime, shkruan Gazeta Express.

Kryeministri Sunak ka theksuar progresin e bërë në mes të partneritetit mes dy vendeve sa i përket migrimit dhe të dy kryeministrat kanë thënë se janë të vetëdijshëm për punën që duhet të bëhet për të luftuar sfidën e problemit me migrimin ilegal dhe se presin që për këtë të flasin për takimin e Komunitetit Politik Evropian që do të mblidhet në korrik në Mbretëri të Bashkuar.

Kategoritë
LajmeVendi