Jehonë në Itali: shqiptari që zgjodhi burgun në vend të gruas!

Media italiane i ka bërë jehonë faktit të pazakontë, atij që një shqiptar i dënuar me arrest shtëpie ka kërkuar të burgoset pasi jeta e tij në familje me gruan dhe familjen e saj është e pamundur prej gruas në shtëpi, e raportuar kjo nga vetë policia italiane.

Fjala është për një 30-vjeçar që jeton në Guidonia Montecelio pranë Romës. “Nuk mund të durojë më bashkëjetesën e detyruar me gruan e tij”, thanë karabinierët nga qyteti fqinj Tivoli.

“I dëshpëruar vendosi të arratisej, të paraqitej spontanisht në prokurori dhe t’i kërkonte që ta vuante dënimin pas hekurave”, shtuan ata.

“Personi është dënuar me arrest shtëpie për disa muaj për krime të lidhura me drogën dhe duhet të vuajë një dënim të tillë për disa vite, gjë që i dukej e pashpresë”, tha kapiteni i Francesco Giacomo Ferrante i Tivolit.

Ai shton se “jeta e tij është bërë ferr dhe se nuk mundet më, ndaj kërkon të shkojë në burg”, shpjegoi kapiteni.

Kur ai u paraqit te karabinierët, shqiptari u arrestua për shkelje të arrestit shtëpiak dhe autoritetet gjyqësore e urdhëruan atë të vendosej në burg. /tesheshi.com/

Kategoritë
BotaLajme