Enis Bardhi realizon super gol nga gjuajtja e lirë ndaj Samsunsporit

Samsunspori dhe Trabzonspori po luajnë përballë njëra-tjetrës në duelin e vlefshëm për javën e 35-të në elitën e futbollit turk.

Në këtë ndeshje nga minuta e parë për Trabzonsporin e ka nisur mesfushori shqiptar Enis Bardhi, i cili edhe kësaj radhe gjeti rrugën e rrjetës.

Po zhvillohej minuta e 32-të e takimit kur Bardhi ekzektuoi për mrekulli një goditje dënimi, duke shënuar në portën e Samsunsporit për rezultatin 2-1.

Ky ishte goli i gjashtë i Bardhit këtë edicion në Superligën e Turqisë, teksa ka kontribuar edhe me katër asistime.

Momentalisht Samsunspori po udhëheq me rezultat 3-1 dhe në rast se mysafirët pësojnë humbje, kjo do të ishte e para për ta pas tri ndeshjeve rresht me fitore.

Kategoritë
Sport