“Nëse jemi këtu, është për shkak të tij”, Ancelotti i jep merita top yllit të ekipit për suksesin e Real Madridit

Real Madridi mori një fitore sot (e shtunë) ndaj Cadizit e cila mund të themi se ua ka siguruar atyre titullin e 36-të të La Ligës në histori të klubit.

Kush do ta kishte menduar se madrilenët do të ishin në këtë gjendje teksa po i afrohemi fundit të sezonit, duke marrë parasysh lëndimet e rënda që e përcollën ekipin në start të sezonit.

Duke folur për mediat pas ndeshjes me Cadizin, Carlo Ancelotti i dha merita një lojtari të veçantë për paraqitjet e tij.

“Andriy Lunin ka pasur një sezon spektakolar. Nëse jemi këtu, është për shkak të tij”, ka thënë Ancelotti.

Me të vërtetë reprezentuesi ukrainas ka pasur një sezon të shkëlqyeshëm me Real Madridin, por meritat duhet t’i takojnë edhe lojtarëve të tjerë si Jude Bellingham, Fede Valverde, Vinicius Junior, Antonio Rudiger dhe të tjerët.

Sa i përket duelit të së mërkurës me Bayern Munichun, Ancelotti tha se do të futen në këtë takim me entuziazëm të madh.

“Ne do të luajmë në këtë ndeshje me gjithë entuziazmin e botës sepse luajmë në Bernabeu dhe këtu e dimë se çfarë ka ndodhur më herët, tifozët tanë do të na shtyjnë përpara dhe ne do të duhet të nxjerrim versionin tonë më të mirë”, përfundoi tekniku italian.

Kategoritë
Sport