Erdoğan dhe Aliyev diskutojnë luftën Rusi-Ukrainë

Gjatë takimit të dy liderët shprehën pikëpamjet e tyre edhe për kontributin e bashkëpunimit të vendeve të tyre në sigurinë energjetike të Evropës, thuhet në deklaratën e Drejtorisë së Komunikimeve të Turqisë

Presidenti i Turqisë, Recep Tayyip Erdoğan, dhe homologu i tij nga Azerbajxhani, Ilham Aliyev, u takuan sot në kryeqytetin turk Ankara, ku diskutuan marrëdhëniet dypalëshe si dhe luftën midis Rusisë dhe Ukrainës, raporton Anadolu Agency (AA).

Gjatë takimit të dy liderët shprehën pikëpamjet e tyre edhe për kontributin e bashkëpunimit të vendeve të tyre në sigurinë energjetike të Evropës, thuhet në deklaratën e Drejtorisë së Komunikimeve të Turqisë.

Lufta e Rusisë kundër Ukrainës, e cila filloi më 24 shkurt, ka shkaktuar reagime ndërkombëtare, duke çuar në sanksione financiare ndaj Moskës, dhe ka nxitur një largim masiv të kompanive globale nga Rusia.

Të paktën 516 civilë janë vrarë dhe 908 të tjerë janë plagosur në Ukrainë deri më tani, sipas shifrave të OKB-së, kurse shifrat reale dyshohen të jenë më të lartë.

Më shumë se 2,3 milionë njerëz janë larguar nga Ukraina në vendet fqinje, sipas agjencisë së OKB-së për refugjatët.

Kategoritë
BotaLajme