Charlie Hebdo është bërë qendër e prodhimit të urrejtjes

“Dënojmë fuqimisht publikimet e pamoralshme lidhur me presidentin tonë. Kjo qasje publikuese është armiqësi ndaj besimit dhe jo liri e mendimit. Ky mentalitet ka arritur në një pikë të neveritshme”, tha zëdhënësi i Patisë për Drejtësi dhe Zhvillim.

Zëdhënësi i partisë turke në pushtet, Patisë për Drejtësi dhe Zhvillim (AK Parti), Ömer Çelik, duke theksuar se qasja publikuese e Charlie Hebdo është armiqësi ndaj besimit dhe jo liri e mendimit, është shprehur se “Ky mentalitet ka arritur në një pikë të neveritshme”, transmeton Anadolu Agency (AA).

Çelik ka bërë një deklaratë nga llogaria e tij në Twitter lidhur me karikaturën në kopertinën e Charlie Hebdo, e cila ka në temën e saj Presidentin e Turqisë, Recep Tayyip Erdoğan.

“Charlie Hebdo është bërë qendër e prodhimit të urrejtjes. Dënojmë fuqimisht publikimet e pamoralshme lidhur me presidentin tonë. Kjo qasje publikuese është armiqësi ndaj besimit dhe jo liri e mendimit. Ky mentalitet ka arritur në një pikë të neveritshme”, tha Çelik.

Pasi ka tërhequr vëmendjen se publikimet e Charlie Hebdo që prodhojnë urrejtje kundër besimit dhe të drejtave të njeriut nuk janë kurrë liri e mendimit, Çelik theksoi: “Kjo është një barbarizëm që përpiqet të mbysë lirinë e mendimit me armiqësi ndaj besimit. Ne shohim se fronti i barbarisë është zgjeruar. Ne kemi vendosmërinë për të luftuar me të gjithë frontin armiqësor. Ne e dimë se pse ky front armiqësor sulmon besimin tonë, përse prodhojnë politikë urrejtjeje kundër presidentit tonë. Ata janë armiq ndaj vlerave për të cilat ne luftojmë. Edhe ne jemi të vendosur të luftojmë kundër këtij mentaliteti”.

“Po ashtu edhe presidenti ynë kundër të gjithë këtij fronti armiqësor, vazhdon të ecë në mënyrë të vendosur për të shtypurit. Fronti i armiqësisë nuk mund të fitojë as në terren dhe as në tryezë. Publikimet e tyre të urrejtjes na rrisin vendosmërinë tonë. Ky qëndrim i fortë i presidentit tonë do të vazhdojë të mposhtë imoralitetin hipokrit të këtij fronti armiqësor në tryezë dhe në terren. Të gjithë ata që kanë ndërgjegje dhe respekt për besimet duhet ta dënojnë këtë publikim urrejtjeje kundër presidentit tonë”, theksoi Çelik.

Kategoritë
BotaLajme