Anatomia e 15 Korrikut të Turqisë/ Historia e organizatës terroriste FETÖ

Bayram POMAK

15 Korriku është njëra prej netëve më të errëta të historisë së Turqisë. Një grup i infiltruar në ushtrinë turke dhe që i ishte vnë pas një të ashtuquajturri hoxhë, u përpoqën ta fusin nën kontroll shtetin që e kishte një qeveri të zgjedhur në mënyrë demokratike. Veçse populli turk e ruajti shtetin e tij duke e kundërshtuar këtë organizatë e cila e tradhëtoi atdheun e saj për hir të interesave të fuqive të huaja.

Organizata terroriste FETO, duke i përdorur mundësitë e fundit që i zotëronte, përmes anëtarëve të saj që ishin brenda ushtrisë turke, u përpoq ta fuste shtetin nën kontroll, por populli turk gjatë asaj nate duke i dhënë mësim për demokraci tërë botës, e ruajti qeverinë që erdhi në krye përmes demokracisë. Dakord, por kush është ky Fetullah Gyleni? Nuk mund të kuptohet ngjarja e 15 Korrikut pa u ditur e kaluara e këtij personi dhe e kësaj organizate.

Kësaj here do të përpiqemi ta sqarojmë të kaluarën e Organizatës terroriste FETO.

Fetullah Gyleni, lideri i organizatës terroriste FETO, u lind në vitin 1941 në qytetin Erzurum. Gyleni i cili doli në plan të par si personalitet fetarë, nisi të shërbejë si imam. Themelimi i organizatës FETO shkon deri në vitin 1966.

Organizatën mund ta analizojmë në tri faza.

Faza e parë është ajo e “themelimit dhe ngritjes së kuadrove” gjë që u realizua në fshehtësi të madhe. Kjo fazë vazhdoi deri në vitin 1980.

Me qëllim të përvetësimit të shtetit, faza e dytë është ajo e zgjerimit duke u fuqizuar përmes teknikës së ruajtjes së fshehtësisë, duke u infiltruar në këtë mënyrë deri kapilarët e gjakut të tij.

Faza e tretë është ajo e përvetësimit të shtetit në të gjitha aspektet.

Në fazat e para të rinisë së tij Gyleni i udhëhoqi “Organizatat për ballafaqim me komunizmin” që gjendeshin në Turqi, por që kishin lidhje me jashtë. Pra, sado që të duket si imam, lidhja e tij me organizata të ndryshme që kishin lidhje me jashtë, ishte prezente që në kohët e hershme. Aktivitetet e tij Gyleni i nisi q në vitet e 1970-ta. Njësinë e parë bërthamë nisi ta ngrit që në vitet kur shërbente në Izmir. Aktivitetet e tij i kishte shpeshtuar përmes nxënësve dhe studentëve që ishin në pubertet dhe rini të hershme. Në të njëjtën mënyrë gjatë kësaj kohe organizoi kampe verore dhe njësia e parë bërthamë u formua nga të rinjtë që u trajnuan gjatë kësaj faze. Nisi t’i ngrit “Shtëpitë e dritës” dhe në vitin 1977 numri i tyre arriti në mes të 60 dhe 70-ve. Organizata e Gylenit u përpoq t’i afrojë rreth vetes sidomos të rinjtë që ishin të mençur, por pa mundësi që të shkollohen dhe punoi përmes këtyre. Arsyeja e kësaj kishte të bnte me të qenurit e këtyre nxënësve dhe familjeve të tyre në të ardhmen falënderues dhe besnik ndaj organizatës. Këta njerëz që mëpastaj u bënë pjesë të kuadrove, urdhëresat që i morën nga organizata i zbatuan pa i menduar dhe as që kanë ndier nevojë t’i shqyrtojnë. Urdhëresat e organizatës për këta njerëz ishin më të çmuara se çdo gjë. Në vitin 1979 si mjet të tyre të propagandës organizata nisi ta botojë revistën “Sëzëntë” (Infiltrimi). Emri “Infiltrimi” që është edhe filozofia e FETO-s, u zgjedh duke qenë në përptuhje me mendimin “Të infilrohesh në kapilarët e shtetit” që e thekson me gjuhën e tij edhe Gyleni. Këtë e themi sepse në këtë organizatë simbolet dhe emrat janë shumë të rëndësishëm. Që në vitin 1980, në vendin ku sot gjendet vila e liderit të FETO-s, u ble vend në hapësirë prej 1 hektar e 30 ari. Në vitet e 1980-ta FETO në SHBA e themeloi “Fondacioni i gjeneratës së artë”. Blerja e tërë kësaj toke në SHBAnga FETO që në vitet e 1980-ta, ngritja e fondacioneve dhe organizatave, tregon se kjo organizatë që në fillimet e saj ka punuar në mënyrë të planifikuar për ta uzurpuar shtetin. Në shkrimin me titull “Fetullahistët, grupi fetarist që u infiltrua në ushtri” që u botua në revistën NOKTA më datë 28 Dhjetor 1986 u përfshinë edhe këto të dhëna. “Derisa të bëheni oficer karriere, duroni dhe mos u shpalosni. Namazin faleni me sy. Në vitete e 2000-ta do ta uzurpojmë Turqinë. Nxënësve që ishin në shkolla ushtarake dhe që ishin në moshat mes 14 dhe 16 vjeç, iu dha “Detyra e vështirë.” Ky shkrim i shkruar në vitin 1986 tregon qartë se objektivat e organizatës janë përcaktuar shumë më parë. Organizata e cila nisi të hap shkolla private, me kalimin e kohës nisi të arrijë te më shumë njerëz dhe burime materiale. Madje që prej vitit 1989 nisi të themelojë biznese dhe njëkohësisht median e saj. Kur arritëm në vitet e 90-ta u rrënua Blloku sovjetik dhe shtetet e Azisë së mesme e fituan pavarësinë. Asokohe organizata FETO duke nisur nga Azia e Mesme, filloi të hapet në tërë botën. Shkollën e parë e ka hapur në Azerbajxhan në vitin 1992 dhe pastaj është zgjeruar në 160 shtete. Çështja thelbësore është se athua kjo organizatë a kishte vërtetë kapacitet ta bënte këtë? Apo mos ndoshta dikush tjetër e udhëhiqte dhe ia hapte rrugët?

Në të njëjtën mënyrë gjatë këtyre viteve FETO nisi të hap edhe banka. Si rrezultat i infiltrimit të anëtarëve të tyre në shumë institucione shtetërore, vidheshin pyetjet e provimeve dhe u jepeshin nxënësve të tyre. Derisa nxënësve u jepeshin këto përgjigje të pyetjeve, ju thuhej se përgjigjet shfaqeshin në ëndrrat e abilerëve të tyre dhe duke ua mundësuar atyre t’i kalojnë provimet, arrinin në poste të rëndësishme. Pastaj këtë situatë e përdornin me qëllim që nxënësin të bëheshin të varur nga ata.

Në mënyrë paralele me urdhrat e Gylenit për “Infiltrim në kapilarë” anëtarët e organizatës nisën të përdorin emra të koduar në mënyrë të përhapur. Vlerësohet se këta emra të koduar të cilët u janë vendosur nga vet Gyleni, diheshin vetëm nga disa veta që kishin shumë raporte private. Pas urdhresës së Fetullah Gylenit në vitin 1995 tërë kuadrve që shërbenin në institucione shtetërore ju tha që të mbledhnin informata me vlerë intelegjence, të fotografojnë, të përvetësojnë dokumente, të marrin kopje të dokumenteve të rëndësishme dhe për ngjarjet e rëndësishme t’i informojnë udhëheqësit e organizatës. Që në të atë kohë nisi evitimi nga institucionet publike i njerëzve që kishin qëndrim opozitar me këta. Që nga ajo kohë nisën që nga arkivat e shtetit t’i nxirrnin të gjitha materialet dhe të formohet arkiva e organizatës. Për të gjitha këto aktivitete të Gylenit u përgatit një raport dhe u hap padi. Gyleni i cili u informua nga njerëzit e tij që i ka brenda, para se të hapet padia iku menjëherë në SHBA dhe organizatën nisi ta udhëheq nga hapësira e tij prej 1 hektar e 30 ari ku gjendeshin tetë vila dhe ishte nën mbrojtje të FBI-së. Një video-kasetë e publikuar gjatë vitit 1999 tregonte me gjuhën e vet Gylenit se çka në të vërtetë ai dëshironte të bënte. Lideri i FETO-s Gyleni i cili foli në një mbledhje, anëtarëve të organizatës ju tregonte se çka duhej të bënin dhe si duhej t’i fusnin nën kontroll institucionet shtetërore…

Në një mledhje të organiztës së realizuar në vitin 1995 pasuesve të tij Fetullah Gyleni ju thoshte: “Njëmijë gjëra do t’i japësh që ta marrësh një, e rëndësishme është që t’i bëni të jenë të akuzuar, do të angazhosh gjykatës, prokuror dhe avokat me pagesë, por e rëndësishme është që ta zbatosh detyrën. Këto janë privatësi… “Pa u vërejtur derisa të vjen koha do të infiltroheni në kapilarët e shtetit” në këtë mënyrë kuadrove të tij ju jepte urdhër të infiltrohen në institucionet më sekrete dhe të rëndësishme të shtetit. Kjo lëvizje e cila në vitet e 70-ta ka nisur me nxënësit, në vitet e 80-taka vazhduar të kuadrizohet dhe në vitet e 2000-ta njerëzit e kësaj strukture kanë nisur të vendosen në pikat kyqe të të gjitha institucioneve. Këtë çështje FETO e ka emëruar si “Goditja e artë” e Gjeneratës së artë dhe shprehet se i janë afruar planit të tyre për përvetësim të shtetit. FETO i cili në vitet e 2000-ta u sistemua në shumë institucione dhe në ushtri, tanimë planin për përvetësimin e shtetit tërësisht nisi ta shpërfaq në vitin 2009. Vendimi i shtetit në vitin 2009 për t’i mbylllur mësonjëtoret, e shqetësoi organizatën. Mu sepse këto mësonjëtore i mundësonin organizatës rekrutim të njerëzve. FETO e shpërfaqi planin për rrëzim të qeverisë. Për këtë fillimisht i përdori njerëzit që i kishte në polici dhe gjyqësi. Organizata e cila planifikoi t’i bëjë shtetit intriga duke e thirrur në intervistë “Shefin e intelegjencës” më 7 Shkurt 2012, pasi që nuk i funksionoi plani, mes datave 17 – 25 Dhjetor 2012 u përpoq ta rrëzojë shtetin përmes gjyqësorit. Por planet e organizatës kursesi nuk funksionuan dhe tanimë nisën që hapur të shprehen kundër qeverisë. Shteti i identifikoi qëllimet dhe strukturën e shtetit dhe e emëroi “Strukturimi paralel i shtetit”. Organizata vepronte sipas hierarkisë së organizatës e jo sipas hierarkisë së shtetit. Anëtarët e organizatës që ishin në institucione, s’i merrnin urdhërat nga eprorët e institucioneve, por nga ata të organizatës dhe vepronin sipas tyre. Gjatë kësaj kohe shteti nisi të merr masa ndaj organizatës dhe i mbylli shumë nën-organizata anësore të saj. Orgnizata e cila tanimë ishte zënë ngusht, e përdori gurin e fundit që e kishte dhe nisi ta zbatojë planin për grushtet duke i përdorur anëtarët e strukturuar brenda ushtrisë. Më 15 Korrik të vitit 2016 anëtarët e FETO-s që gjendeshin brenda ushtrisë, ia mësynë grushtetit. Rrezultatet e lajmit që u dhanë në revistën NOKTA në vitin 1986, nisën të shpërfaqen në vitin 2016. Plani i realizuar parashihte që grushteti të realizohej në ora 03:00 të datës 16 Korrik, por nuk funksionoi plani i tyre dhe u deshifruan. Anëtarët e FETO-s që e kuptuan se janë deshifruar, u detyruan ta tërheqin tentim grushtetin një ditë më parë dhe grushtetit ia mësynë në natën e 15 Korrikut. Por për shkak se populli turk e dinte shumë mirë se ç’është kjo organizatë, ç’dëshiron të bëjë dhe për shkak se e mbrojtën qeverinë e tyre, organizata nuk arriti qëllimet e saj. Gjatë natës së 15 Korrikut tërë bota ishte e fokusuar në Turqinë dhe e shikonte si populli turk e mbronte shtetin dhe qeverinë e tij. Ky guxim i popullit turk u bë frymësim për shumë popuj në shumë shtete të botës dhe u bë gjithashtu simbol i mbrojtjes së shtetit nga populli i saj. Kostoja e asaj nate të errët ishte 248 dëshmorë dhe 2196 të plagosur. Një organizatë e cila ishte strukturuar gjatë viteve dhe kishte shkolla thuajse në të gjitha vendet e botës, sia ia doli mbanë kësaj? Kjo organizatë që ishte një projekt i madh, në fakt ishte Kali i Trojës brenda Turqisë. Organizata gjithjnë u ruajt dhe u përkrah. Kurdo që të fuqishmit i ishin afruar kësaj organizate, ajo u ruajt nga struktura të jashtme. Mu sepse kjo organizatë prej vitesh u ushqye dhe u rrit që ta kontrollojë Turqinë dhe kur të kishte nevojë ta dizajnojë atë. Veçse shteti turk me përvojë njëmijë vjeçare, nuk lejoi të kalojë kjo organizatë dhe e shpori atë.


Vërejtje: Qëndrimet e autorëve nga kjo rubrikë, nuk domethënë që përfaqësojnë në mënyrë automatike edhe qëndrimet e redaksisë. Megjithatë, njohja e këtyre qëndrimeve është në interes të lexuesve, prandaj edhe publikimi i tyre. Për rrjedhojë autorët mbajnë përgjegjësi të plotë për sa u përket qëndrimeve rreth çështjeve të shtjelluara në fjalë.

Kategoritë
OPINIONEOpinione - Ballina