Shkruan: Donika Zogu (aktiviste e shoqërisë civile)
Zhvillimi i njeriut në kohë dhe hapësirë ka qenë gjithmonë i ndikuar thellësisht nga fuqia e fjalës së shkruar. Në këtë kontekst, libri nuk është vetëm një mbetje letrash dhe fjalësh, por një pasuri që ka shpërndarë dije, ide dhe emocione përmes shekujve.
Sot, ndoqa me vëmendje Ministren e MASHTI-t, znj. Arbërie Nagavci teksa po njoftonte për shqyrtimin e mundësisë që, për këtë vit shkollor prindërit të blejnë librat nga të ardhurat personale e pastaj këto mjete për libra ministria të i’a transferojë në llogari prindërve. Ndërsa akoma pa përfunduar kjo konferencë për media, mua më erdhen në mendje shumë fëmijë qe do të i’u pamundësohet që të fillojnë dhe vazhdojnë rrugën e tyre drejtë dijës. Dhe kjo jo për shkak të mungesës së vullnetit të tyre por si pasojë e kësaj ideje të MASHTI-t.
Po mendoja se sa prindër nuk do të kenë kushte financiare dhe nuk do të kenë nga ti sigurojnë të ardhurat për të blerë librat për fëmijët e tyre. MASHTI po thotë se këto mjete do t’ua transferon prindërve në llogarit e tyre, por a e kanë menduar se shumë familje as nuk kanë llogari bankare, a do të obligohen që ata të hapin llogari vetëm që të ju kompensohen këto mjete? A e kanë menduar që disa familje menxi sigurojnë bukën e gojës e lëre më të hapin llogarit bankare dhe të paguajnë dhe për mirëmbajtjen e tyre çdo muaj. Përderisa po i bëjë këto pytje po më lë të kuptojë se ata që erdhen me këtë ide nuk kanë menduar fare. Sepse nuk kanë menduar aspak për qytetarët, për fëmijët. Në vend që t’ua lehtesojmë jetën, MASHTI po ua vështirëson akoma më shumë duke jap ide që shumë prej fëmijëve t’ua lë ëndrrat në gjysëm.
Vërejtje: Qëndrimet e autorëve nga kjo rubrikë, nuk domethënë që përfaqësojnë në mënyrë automatike edhe qëndrimet e redaksisë. Megjithatë, njohja e këtyre qëndrimeve është në interes të lexuesve, prandaj edhe publikimi i tyre. Për rrjedhojë autorët mbajnë përgjegjësi të plotë për sa u përket qëndrimeve rreth çështjeve të shtjelluara në fjalë.